E Rëndë/ U godit me makinë dhe u dhunua brutalisht, ndërron jetë 18-vjeçari

vovalbania January 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E Rëndë/ U godit me makinë dhe u dhunua brutalisht, ndërron jetë 18-vjeçari

Një 18-vjeçar nga Podujeva ka ndërruar jetë një ditë më parë, pasi mori plagë të rënda nga goditja me makinë dhe më pas u dhunua brutalisht me shufra metalike.

Lajmin për ndarjen nga jeta e të riut e ka bërë të ditur familja e tij. Ndërkohë kujtojmë se Lulzim Fejzullahi prej ditësh ishte në QKUS, ku edhe ndërroi jetë.

Sipas Indeksonline, viktima kohë më parë kishte humbur dhe dy prindërit e tij. Ndërsa në lidhje me ngjarjen janë arrestuar deri më tani nga Policia e Kosovës dy persona.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka deklaruar se rasti i iniciuar fillimisht si “Vrasje në tentativë” tani është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në masë të paraburgimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE