Afrimitet mes banorëve të “BBV3”, Rikja përqafohet me Romeon…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afrimitet mes banorëve të “BBV3”, Rikja përqafohet me Romeon…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, pas puthjeve dhe përqafimeve me Meritonin, Rikja ka habitur së fundmi teksa është parë e përqafuar me Romeon, ndërsa ishte veshur me një veshje provokative.

Romeo: T’u urojmë shqiptarëve javë të mbarë ore. Java sa më bukur, qofshi të qeshur dhe të lumtur. Për kë u zbukurove sot mi zemra?

Rike: Për veten zemra, ngela me tuta si çun.

Romeo: Po të shkojnë mi zemra, hera e parë edhe e fundit që të shoh të vishesh kështu.

Rike: Në rregull.

Romeo: Vish tuta dhe xhinse.

Rike: Mirë.

Romeo: Hajde mund të veshësh ndonjëherë edhe pantallona të shkurtra. Ndonjëherë të thashë…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE