Ish-partneri i Ledjonës thyen heshtjen, ja çfarë thotë për akuzat për dhunë

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-partneri i Ledjonës thyen heshtjen, ja çfarë thotë për akuzat për dhunë

Ish-partneri i Ledionës, Jurgen Xoxa, ka folur sot në “Shqipëria LIVE”, ku ka sqaruar të gjithë situatën sipas variantit të tij.

Ai tha se vajza nuk pranon që ta takojë, por shtoi se në fakt, ajo viziton prindërit e tij.

“Vajza nuk më takon në momentin që unë krijova një lidhje të re. Kam dy vite që nuk e kam takuar. Ajo shkon tek prindërit e mi, por nuk do të më takojë mua. Më parë kam pasur marrëdhënie shumë të mira, vajzën e mbaja unë kur Ledjona ishte në punë. Kishim marrëdhënie shumë të mira dhe me Ledjonën para se unë të lidhesha me dikë tjetër. Nuk e di nëse e ka fajin Ledjona për këtë gjë.

Unë e kam pyetur Ledjonën pse nuk më afrohet vajza, por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duan që t’ia prishin se se kanë mbesë, nuk duan që ajo të mërzitet.

Kur unë bëra komentin, më shkruajti dhe më tha që më thoshin gjëra në shkollë. Ia shpjegova se isha shumë i revoltuar. Jam munduar ta afroj vajzën, doja që t’i organizoja festë për ditëlindje por ajo nuk erdhi. Ndarja ime me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim sepse ashtu erdhën ngjarjet. Nuk kishte lidhje me asgjë, as dhunë, as ofendime. Atë koment e bëra në gjendje të rënduar, isha i revoltuar. I kam kërkuar falje vajzës për atë që bëra.

Atë ditë që ka ndodhur kjo situatë, mua më kanë goditur. Nuk e kam dhunuar unë vjehrrin tim. Më kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefon dhe nuk ndjek më asgjë. Ledjonën nuk e kam dhunaur asnjëherë, do kishte bërë denoncim po ta kisha bërë.”– tha ai.

Ditën e djeshme mikja e Ledjonës, ndau me publikun në “Big Brother Fab Club” komunikimin që ka zhvilluar me vajzës e saj.

Duke treguar një mesazh zanor në studio, Jonida Mukaj u shpreh se Jorgen Xoxi ka dhunuar edhe familjarët e partneres së re.

“Unë kam qenë prezentë kur Jorgen Xoxi ka dhunuar gjyshin tim, ka përdorur dhunë psikologjike ndaj meje dhe të afërmve të mi. Ke vënë dorë mbi gjyshen dhe tezen. Ka dhunuar gjyshin, e ka goditur në sy dhe në kokë, ai ka marrë 9 ditë raport”, shprehej vajza në mesazh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE