E rëndë/ Dhunohet për vdekje 18-vjeçari, shkak radha për t’u qethur

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Dhunohet për vdekje 18-vjeçari, shkak radha për t’u qethur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Podujevë, ku një 18-vjeçar u dhunua për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj. Ky lajm ka bërë bujë kudo, e sakaq shkak i vdekjes ka qenë radha për t’u qethur në berberhanen e qytetit.

Viktima Lulzim Fejzullahu, është dhunuar për vdekje nga autorët Eltion Kadriu 16-vjeç dhe Artiol Abdullahu 17-vjeç. Dy të rinjtë janë në paraburgim teksa ata do të gjykohen si të mitur dhe dënimi që mund t’u jepet është 10 vite burg për secilin.

I përlotur, xhaxhai i viktimës jep një deklaratë të trishtë për mediat ku tregon se viktima është jetim dhe që në moshën 5-vjeçare është rritur prej tij.

“Asnjë shenjë në trup djali se ka, veç në kry. Kjo është tentatim vrasje dy herë, një herë me veturë, një herë me stupca. Djali e ka një vëlla dhe një motër para vete. Ky pa prindërit ka qenë qysh në moshën 5-vjeçare. E kemi rritur qysh kemi mujtë, as borxh, as hile kurrkujt si kemi.
Po mujkan shqiptarët me e bë edhe këtë punë. Unë veç kërkoj drejtësi maksimale. Nëse ka drejtësi për këtë rast iu kisha lutur shtetit, Prokurorisë, kujdo drejtësi maksimale. Me dalë me e mbyt një jetim pa të bë sen, pos shqiptarët po e bojkan. Në vend që me ia çu një kafshatë bukë me i ndihmu, e mbytë stupc. Na ka mbyt…çka me bo…”, u shpreh ai me lot në sy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE