Makina që do të arrijë 100 km/h në një sekondë, për më shumë flet Elon Musk!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina që do të arrijë 100 km/h në një sekondë, për më shumë flet Elon Musk!

Drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Tesla duke komunikuar përmes rrjetit social X, ka theksuar detajet më të rëndësishme që kanë të bëjnë lidhur me makinën që do të arrijë 100 km/h në një sekondë, Tesla Roadster. Dizajni i prodhimit është gati, do të zbulohet këtë vit, do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm dhe ka potencialin të jetë gjëja më e çmendur ndonjëherë.

Here are all the nuggets Elon just dropped about the new Tesla Roadster tonight on 𝕏 👀

1/ Tesla radically increased the design goals of this product

2/ There will NEVER be another car like it, if you could even call it a car

3/ 0-60mph <1 second, the least interesting… pic.twitter.com/UyjkzhwUig

— Teslaconomics (@Teslaconomics) February 28, 2024

Musk hapi platformën e tij të mediave sociale X për të diskutuar për makinën elektrike të shumëpritur me performancë të lartë. Duke marrë parasysh që kanë kaluar rreth gjashtë vjet e gjysmë që nga prezantimi i Roadster-it, është koha t’i hidhet një vështrim tjetër specifikave teknike që premtoi Tesla.

Fillimisht pretendohej të arrinte 100 km/h në 1.9 sekonda dhe të përshpejtonte nga 0-160 km/h në 4.2 sekonda, me një çerek milje prej 8.8 sekondash. Makina pritet të përshkojë një mijë kilometra me një karikim të vetëm të baterisë. Rikujtojmë, se një grup prej 25 qarqesh në Kaliforni kanë paditur Tesla-n e Elon Musk me pretendimin se prodhuesi i makinave elektrike ka abuzuar me mbetjet e rrezikshme në fabrikat në të gjithë shtetin.

Kryesisht, qarqet e akuzuan Tesla-n për shkelje të ligjeve shtetërore të biznesit dhe menaxhimit të mbetjeve të rrezikshme. Ligji për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme të Kalifornisë thotë se i akuzuari mund të dënohet deri në afro 70 mijë euro për shkelje. Sipas qarqeve, mbetjet përfshijnë bateri të përdorura, antifriz dhe karburante të ndryshme dhe keqtrajtimi i tyre ka ndodhur në të paktën 101 objekte nga Tesla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE