Pyetja e saj përloti Ilnisën, Rikja sqaron gjithçka: Unë e di që ajo është një nënë shumë e mirë…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pyetja e saj përloti Ilnisën, Rikja sqaron gjithçka: Unë e di që ajo është një nënë shumë e mirë…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, Ilnisa ka shpërthyer në lot, ndërsa i është dukur tendencioze pyetja e Rikes për mëmësinë.

Rikja: S’ka lidhje fare, unë ia kam thënë disa herë që nuk kam simpati për të.

Vesa: Unë mendoj se është edhe pak viktimizim.

Rikja: Më dëgjo Roza. Unë i kam thënë disa herë, madje edhe në fytyrë, që nuk kam simpati për të. Por kjo nuk do të thotë se mendoj që është një nënë e keqe. Unë e di që ajo është një nënë shumë e mirë dhe e fortë përderisa e rrit atë fëmijë vetëm. Unë e di këtë dhe atë pyetje e bëra për ta njohur më mirë dhe që ajo të kishte mundësi të përgjigjej dhe të tregonte nga vetja se kush ishte. Më tha që unë jam shembull si për fëmijën tim dhe për të tjerët. Dhe unë i thashë uroj të jesh shembull. Ç’të keqe ka këtu? Ku është tendenca?! E sheh një pyetje me tendencë ti këtë?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE