Pamje të frikshme nga Përmeti, shkëmbi zë brenda në shtëpi 25-vjeçarin (FOTO)

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje të frikshme nga Përmeti, shkëmbi zë brenda në shtëpi 25-vjeçarin (FOTO)

Në Përmet, në fshatin Çarçovë, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e një 25-vjeçari të quajtur Dhimitër Vangjeli.

Policia bën me dije se i riu ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë, pasi masivi i ka zënë gjymtyrët e poshtme, duke ia bërë të pamundur lëvizjen.

Mësohet se policia zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.

Përmet/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dhimitër Vangjeli, 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dhimitër Vangjeli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE