Pas debatit me Ilnisën, Ledjona po pret diçka: Të shohim në “Prime” se çfarë ka thënë cepave!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas debatit me Ilnisën, Ledjona po pret diçka:  Të shohim në “Prime” se çfarë ka thënë cepave!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, gjatë një bisede me Albin në oborr Ledjona është shprehur se Ilnisa nuk i ka kërkuar ende falje për ofendimet që i ka bërë dhe se ajo e ka prerë biletën tashmë.

Albi: Të kërkoi falje për ato…

Ledjona: Jo.. Më tha dhe dje që ti je pa nivel dhe mos me bëj të flas… E ka prerë biletën Ilnisa po lëre. Unë i thashë a kuptove gjë nga “Prime”, njeriu reflekton, tha unë jam faktor. Je faktor për keq i thashë, a të bën të ndihesh mirë kjo gjë. Je pa nivel më tha mua, nuk dua të flas, mos më detyro të flas më shumë. Ajo nuk flet përballë, të shohim tani në Prime çfarë ka thënë kështu cepave.

Albi: I fola unë që dje për atë shprehjen që tha, fola dje këtu, insistonte pak po… E pranoi që nuk ishte shprehja e duhur.

Ledjona: Po çfarë pranon ajo… Ajo pranon përballë teje apo dikujt tjetër që e bind që aty je gabim, e pranon por e bën prapë. E kupton që këtu njerëz prej gjaku jemi edhe bëjmë gabime dhe mund të rëndojmë pa dashur, por të paktën kur e kuptojmë, të themi më fal aq me tepër që ajo smë njeh mua.

Albi: Këtë i thash unë, me një falje, me një ndjesë mbylle.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE