Gazetarja ruse Daria Aslamova, shpallet “non grata” në Kosovë!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetarja ruse Daria Aslamova, shpallet “non grata” në Kosovë!

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e shpalli “person të padëshirueshëm gazetaren ruse, Daria Aslamova”. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla informon se Aslamovas i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara, cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, padiskutim do të përballet me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës.

Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A,…

Posted by Xhelal Sveçla on Sunday, August 7, 2022

Para këtij njoftimi, më herët u dha lajmi se në veri të Kosovës, policia arrestoi shtetasen ruse, Daria Aslamova. Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, “shumë shtete e kanë vërtetuar se angazhohet në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën “petkun” e gazetares. Po ashtu, mori pjesë në luftimet në Ukrainë, duke propaganduar pushtimin rus”.

Në disa foto, Aslamova shihet me kryediplomatin rus, Lavrov dhe presidentin sirian, al-Assad, aleat i Putinit. Autoritetet e Kosovës ishin në dijeni për veprimtarinë e Aslamovas, të cilës i ndalohet hyrja në shumë shtete. Sveçla shtoi se përpjekja e saj për të hyrë në Kosovë, përkon me zhvillimet në veri të vendit e dëshmon qartë edhe lidhjet me propagandën ruso-serbe, duke synuar destabilizimin e Kosovës.

Në vitin 2017, Daria Aslamovas iu ndalua hyrja në Moldavi. Në atë kohë, si gazetare punonte për median ruse, Komsomolskay Pravda dhe që njihet për qëndrimet pro-Kremlinit. Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, pati raportuar në atë vit, se shërbimet e sigurisë ia ndaluan, hyrjen pasi nuk arriti të justifikonte qëllimin e vizitës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE