Konfirmohet një tjetër çift që do të jetë pjesë e arenës së kërcimit në DWTS! E kemi fjalën për moderatorin e njohur…

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konfirmohet një tjetër çift që do të jetë pjesë e arenës së kërcimit në DWTS! E kemi fjalën për moderatorin e njohur…

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up” dhe bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë.

Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj dhe bukuroshja nga Kosova Juliana Nura janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentit më të ri. Pas një eksperience të paharrueshme verore në “Pushime On Top”, teksa gjithashtu është pjesë e Top Albania Radio, Eni Shehu është gati për skenën e “DWTS”. Partnerja e tij e kërcimit ka 20 vite që kërcen role të para në Teatrin e Operas dhe Baletit. A është ky asi nën mëngë që ka Odeta, për ta ndihmuar Enin që të shkëlqejë?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE