“U bë pre e lojës së Rozës…”/Cilit banor të “BBV” i referohet Arjola Shehu?!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“U bë pre e lojës së Rozës…”/Cilit banor të “BBV” i referohet Arjola Shehu?!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio moderatorja e njohur Arjola Shehu për të na folur më shumë rreth spektaklit më të diskutueshem të momentit, “BBV”. Si po i duken Arjolës banorët e këtij edicioni dhe a ka ajo një të preferuar? Për këtë e më shumë zbuloni duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, si e komenton Arjola largimin e Drini Zeqos nga “BBV” dhe a mund të ketë një rikthim të rij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri? Për këtë e shumë të tjera klikoni në këtë link.

Debati Roza-Meri dhe Roza-Romeo në “BBV”, Arjola komenton:

Unë kur pash debatin Meri-Roza thash do të kthehet në favor të Rozës. Roza e humbi, në vetvete Meri ishte treguar arrogante, agresive, deklaratat e saj ishin të forta dhe mendova se Roza do të dilte triumfatore por e humbi. Nuk diti ta menaxhonte mirë. Unë nuk e shoh Rozën si personazh negativ por deri tani strategjia e saj nuk po rezulton e suksesshme. Romeo ka menduar që ka shumë potencial por u bë pak pre e lojës së Rozës. Nuk mendoj që provokime të tilla janë të bukura edhe pse nga publiku preferohen.

Ndërkaq, si e komenton Arjola zhurmën në rrjet të deklaratës së ish-bashkëshortit të Ledjonës?

Ledjona u përpoq të përcillte mesazhe pozitive. Ajo nuk tregoi asnjë problematikë, asnjë vështirësi apo inate personale për hir të vajzës. U tregua shumë e kujdesshme dhe dha një sinjal pozitiv për çiftet që janë divorcuar dhe kanë vazhduar jetën e tyre. Historia e Ledjonës ishte e zbukuruar sepse e vërteta e saj, thënë nga mikesha e saj në emision ishte shumë e thellë. Veprimet e zotërisë pa menduar për fëmijën ngelet dëshmi në kohë. Vajza nuk është se ishte e panjohur me realitetin. Nuk dakordësohem me atë thjesht për faktin që komenti ishte shumë agresiv, një koment që vetë vajza e kishte lexuar. Nuk mendoj që kjo gjë Ledjonën e dëmton, ajo ka dalë zonjë me veprimet dhe mesazhet e saj. Fakti që vendosi që letra e ish-bashkëshortit mos të lexohej ishte zgjedhja e duhur. Ajo është e qartë që kjo pjesë e jetës së saj nuk duhet të shitet. Ledjona insistoi duke thënë që vajzën e keni aty, mund ta pyesni sepse ishte e sigurt që do të jepte të njëjtën përgjigje si ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE