Vëllai i saj zbulon gjithçka në TAR, cila është pyetja që vajza e Ilnisës i bëri atij?!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i saj zbulon gjithçka në TAR, cila është pyetja që vajza e Ilnisës i bëri atij?!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte vëllai i Ilnisës, i cili i tha të gjitha. Nga raporti me vajzën deri te afrimiteti me Meritonin, ai shuan çdo kureshtje rreth gazetares. Ja çfarë tha ai për dinamikat që Ilnisa ka krijuar në shtëpi.

Nuk më ka surprizuar vëmendja që ajo ka marrë. Ajo ka një 80% të saj në sirtar… Duke e ndjekur njerëzit përfshihen dhe harrojnë që aty në fund ka një fitues. Aty dallon se është karakteri që arrin të tërheqë. Është çështje karakteriale që ajo mori të gjithë vëmendjen. Jo vetëm prindërit, por kushdo po e pëlqen.

Ndërkohë, ja çfarë zbuloi ai për vajzën e Ilnisës.

Vajzën e ka marrë malli shumë. Dje më pyeti se kur do e takoj mamin… Ilnisa jeton me vajzën. Ato janë të pandara. Vajza e shikon, Ilnisa nuk e shikon vajzën.

Por çfarë tha ai lidhur me debatin e sotëm Ilnisa-Rike?!

Rikja bëri disa komente. Ajo nuk duhej të përmendte vajzën e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48852 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE