Antonela Berisha nuk kursehet ndaj Meriton Mjekiqit: “Donzhuan, po bën bujë me Ilnisën…”

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Antonela Berisha nuk kursehet ndaj Meriton Mjekiqit: “Donzhuan, po bën bujë me Ilnisën…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Antonela Berisha, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, në Top Channel, ku ka folur pak rreth intervistës që ka bërë dy vite më parë me Meriton Mjekiqin. Antonela mendon se moderatori i njohur është një ‘donzhuan i vërtetë dhe i pëlqejnë shumë femrat’.

Duke qenë se Meritoni ka krijuar një raport të mirë me vajzat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Antonela shprehet se marrëdhënia me Ilnisën po bën shumë bujë. Ajo shtoi se nuk i shikon çift ata të dy pasi kanë diferencë moshe dhe se në këto gjëra, ajo është tradicionale. Ndër të tjera shton:

Po luan donzhuanin Manush. Nuk e mbaj mend çfarë e kam pyetur, por e kam vënë re që edhe para dy vitesh ishte shumë feminist dhe i pëlqenin shumë femrat. Nuk bënte diferencime fare.

Edi Manushi: A dolët për darkë ju pas intervistës?

Jo nuk dolëm, nuk dal me të ftuarit (qesh). Dal vetëm me ty dhe Alesian.

Edi Manushi: Me kë e sheh që mund të bashkohet aty brenda “Big Brother-it”, meqë m’u kujtua kjo intervista.

Me thënë të drejtën Ilnisa, gazetarja po bën shumë bujë me të. Sigurisht nuk i shoh si çift sepse kanë diferencë moshe, unë nuk jam me këto, jam shumë tradicionale.

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë dy personazhet që janë parë shumë ta afërt me njëri-tjetrin. Fillimisht ka qenë Gazi, u cili gjatë një bisede me Rozën, në lidhje me mundësinë për krijimin e një çifti në shtëpi, është shprehur se çifit i parë që do të krijohet brenda shtëpisë së “BBV3” do të jenë Ilnisa dhe Meritoni. Mbrëmjen e kaluar, teksa kanë qenë në oborr, disa nga banorët kanë komentuar afrimitetin e dyshes, ku fillimisht është pyetur Meritoni dhe më pas Ilnisa. Ja si ishte përgjigjja e tyre…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE