“Tempulli 2”, 52 të ndaluar në Durrës/Sekuestrohen armë, drogë e municione!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tempulli 2”, 52 të ndaluar në Durrës/Sekuestrohen armë, drogë e municione!

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje nga megaoperacioni mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”, ku u ndaluan 52 persona. Në një njoftim në rrjetet sociale, blutë e Durrësit nënvizojnë se “vijon puna për kapjen e personave në kërkim”. Në njoftimin zyrtar thuhet:

Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Durrës, në datat 21 dhe 22 janar 2024, janë nxjerrë: 58 urdhra ndalimi nga Prokuroria, si edhe tre vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi e konkretisht: 47 urdhra ndalimi nga Prokuroria, tre vendime arresti nga Gjykata. Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë dy shtetas. Janë shpallur 11 shtetas në kërkim. Janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan: 1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza. 8 kg cannabis sativa dhe 500 doza, 360 doza heroinë, 1 milion e 200 mijë lekë, 14 mijë e 500 euro. Po ashtu, një armë zjarri pistoletë, tre armë gjahu, dy armë sportive, 23 automjete, 8 peshore, tre armë të ftohta, 44 celularë e  municion luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE