Çfarë ndodhi në Përputhen? Konkurentja bie pa ndjenja në skenë

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E konfirmuar! Ja kur do të startojë sezoni i ri i “Për’puthen”

“Përputhen” është një emision dashurie plot të papritura dhe ndodhi. Një ngjarje e papritur ndodhi para pak minutash në studio ku njëra nga konkurrentet humbi ndjenjat.

Bëhet fjalë për Saiden, e cila po kalonte disa momente mjaft emocionuese me Gertin.

Ky i fundit i shprehu dashurinë Saides dhe i bëri edhe një surprizë në studio. Saide i kishte shkruar një letër romantike Gertit.

Teksa po lexonte letrën ajo dukej shumë e emocionuar dhe filloi të humbasë ndjenjat. Pamja në studio filloi të bëhej e paqartë dhe programi doli në publicitet.

Pas publicitetit, Megi njoftoi që Saide është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50253 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE