“Donte ta krahasonte me silikonin e vetë,” Monika Lubonja komenton batutën e famshme të Merit lidhur me silikonin e Rozës…

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Donte ta krahasonte me silikonin e vetë,” Monika Lubonja komenton batutën e famshme të Merit lidhur me silikonin e Rozës…

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ndër të tjera, ish-banorja kujtoi eksperiencën e saj në “BBV1″.

Vlen për t’u përmendur, se nuk munguan as opinionet dhe vlerësimet e situatave të krijuara deri më tani në “BBV3”. Lidhur me debatin mes Rozës dhe Merit, e sidomos karakterit të kësaj të fundit, ja çfarë tha Monika:

Meri duhet të ketë kujdes pjesën e dorës. Edhe pse ti e quan me përkëdheli, ti nuk e ke të drejtën. Duhet të jemi larg këtyre skenave…

Atë të silikonit e bëri sepse është edhe vetë me silinikon dhe mendoi ta shihte kush e ka më mirë…

Kujtojmë se Roza ka akuzuar Merin se e ka gjuajtur me shuplakë, ndërsa Meri është shprehur:

 Kush të qëlloi moj vajzë?! Pse më lëviz mjekra tha, mos e ke me silikon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE