“Mos u ankoni kur të marrë masa vetë Juli ndaj Eglës”/ Vëllai i aktorit bën paralajmërimin e fortë

vovalbania January 23, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Mos u ankoni kur të marrë masa vetë Juli ndaj Eglës”/ Vëllai i aktorit bën paralajmërimin e fortë

Që ditën që u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, banorët kanë nisur me debatet. Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar menjëherë pas përfundimit të spektaklit të datës 13 janar.

Arsyeja? Shkak u bë ndërrimi i aktorit të njohur në dhomën e gjumit. Këtë gjest aktorja e njohur nuk e ka pëlqyer dhe i ka kërkuar Julit që të shkojë të ndërrohet në banjë.

Por Juli nuk ka qenë dakord me të dhe i ka thënë se do të ndërrohet ku të dojë. E ky debat nuk ka përfunduar aty, pasi edhe në ditët në vijim kanë pasur përplasje për këtë arsye.

Madje debatet kanë qenë me tone të forta ku nuk kanë munguar as ofendimet, sidomos nga ana e Eglës. Kjo e fundit ka thënë dje se gjatë “Prime-t” të ditës së martë do të komunikojë diçka.

Sipas Cenos, Deda ka thënë një frazë që atë e ka fyer si femër dhe se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet.

“Të martën unë do të komunikoj, çfarë kam ndërmend të komunikoj dhe ai njeri nuk llogaritet më si lojtar, por as si njeri më, sepse ai ka ofenduar një gjë shumë të rëndësishme në mua, që është femra. Mua të më thuash do heq brekët që të kënaqesh, unë kam vëllezër, kam personalitetin tim, kam moshën time, unë nuk jam çupëlinë”, u shpreh aktorja e njohur.

Ndërkohë lidhur me ofendimet që Egla ka bërë ndaj Julit, ka reaguar vëllai i këtij të fundit, Mario Deda. Ai ka bërë një postim në “Instastory” ku ka shkruar disa nga ofendimet e Cenos, si dhe shton se “është kurioz të shohë se ç’masa disiplinore do merren ndaj saj”.

Mario shton se nëse nuk merren masa nga Vëllai i Madh, atëherë ‘mos të ankohet njeri kur të marrë masa vetë Juli ndaj saj. E jo vetëm kaq, pasi në fund shkruan se do të “marrin masa edhe ata jashtë”.

Fundërrim e njerëzimit…

Shko thuaji gruas tënde…

Kushedi me ç’femra je mësuar… ejt, etj!

Këto janë disa nga fjalët që ka thënë kjo Egla për vëllain tim të madh. Jam kurioz të shoh ç’masa disiplinore do marrë ndaj saj Big Brother VIP që mos të ankohet më njeri kur të marri masa vet Jul Deda ndaj saj!

Ps: edhe ne këtu jashtë pas tij sigurisht!”, ka shkruar Mario Deda në postimin e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE