Ofendime rreth familjarëve deri tek mbathjet/Vazhdon debati Jul Dedës dhe Egla Cenos!

vovalbania January 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ofendime rreth familjarëve deri tek mbathjet/Vazhdon debati Jul Dedës dhe Egla Cenos!

Spektakli i “Big Brother VIP” pritet të mbërthejë edhe mbrëmjen e sotme publikun para ekranit të “Top Channel”. Edhe pse kanë kaluar vetëm 10 ditë që prej nisjes së edicionit të tretë, dinamikat në shtëpi janë të shumta, teksa banorët janë përfshirë në debate dhe situata të ndryshme. Nga ana tjetër, Alfio, Gabriele, Gazmendi, Hedi dhe Meri janë 5 banorët që janë të nominuar për këtë javë.

Egla dhe Juli janë përfshirë në debatë të ashpra gjatë kësaj jave, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet me njëri-tjetrin. Juli deklaroi:

Çfarë të thuash? Paska shkuar pak më tutje se ç’mendova. Paska përmendur dhe një zonjë shumë të nderuar që është bashkëshortja ime. Fjalë që dalin nga goja e një një njeriu të pa edukatë. Më habit fakti që Romeo e ka mbështetur dhe ka shkaur e ka përqafuar. Nuk merrem me një njeri që përmend fjalët hale, k…, pijanec etj. Nuk e dija që një kolege e imja, për të cilën gjysma e shtëpisë ka respekt, ka arritur deri në këtë pikë që të prekë njerëzit e shtëpisë. Ajo na thotë duhet të keni respekt, por paska 6 fytyra. Unë i ndërpres të jgitha marrëdhëniet derisa kjo të më kërkojë falje.

Pas Julit, Egla u shpreh:

Batuta që Juli thotë se kam përmendur zonjën, të cilës i kërkoj falje që e kam përmendur, ia thashë atij jo bashkësortes. Duke ditur që më përmendi brekët, i thashë që hiqja gruas tënde jo mua. Fjalori im nuk është në lartësinë që duhet për këtë spektakël. I kërkoj ndjesë publikut dhe Julit që i nxorra nga goja. Juli është mburrur që ka bërë një grua të qajë dhe do e bëjë njësoj. Ai më tall në momentet e mia të dobëta. Kam shkuar shumë larg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE