Kader Kicaj bën reagimin e parë pas eliminimit nga BBVK

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kader Kicaj bën reagimin e parë pas eliminimit nga BBVK

Kader Kicaj u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2. Ajo ka lënë përfundimisht garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndërkohë, për të ishte një nga eksperiencat më të bukura që ka përjetuar në jetë.

Bukuroshja nga Prizreni është shprehur falënderuese për të gjithë përkrahjen, ndërsa tani po vazhdon të jetë në mbështetje të partnerit të saj, Lumbardh Salihut.

“Nuk po muj mi besu syve sa shumë dashni jom tu pa.! Një eksperiencë e pa harrueshme, emocione të pa zëvendësueshme. @bigbrothervipkosova do të mbes gjatë në mendjen time. Dua ti falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen, njerëzit më te afërt, e sidomos të gjithë ata qe më votuan e qëndruan me mua 24/7 para ekranit, nuk do t’ju zhgënjej, ju jam tërë jetën mirënjohëse. Qëndroni pozitiv, duajini më të dashurit tuaj dhe kurr mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kaderi ju don shumë”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE