40 vjet më parë Apple nxorri në treg kompjuterin që ndryshoi botën tonë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
40 vjet më parë Apple nxorri në treg kompjuterin që ndryshoi botën tonë!

Macintosh-i i parë i Apple, një pajisje që revolucionarizoi kompjuterët personalë ka mbushur 40 vjet. Kompjuteri “që ndryshoi lojën” doli për herë të parë në shitje më 24 janar të vitit 1984. Ish-shefi i Apple, Steve Jobs e kishte prezantuar Macintoshin e parë gjatë një eventi në Cupertino. Në ditët e sotme seritë e reja të kompjuterëve të Apple njihen thjesht me termin Mac. Gjiganti teknologjik, ka nxjerrë në treg një seri produktesh inovative dhe së shpejti pritet të nxjerr edhe kufjet Vision Pro që do të sjellin revolucion në botën e teknologjisë.

Kufjet e shumëpritura të Apple “Vision Pro” do të dalin në shitje në SHBA duke filluar nga 2 shkurti. Porositë për kufjet me teknologji të avancuar do të fillojnë më 19 janar. Siç raportohet, pajisjet do të jenë të disponueshme për t’u blerë në të gjitha pikat e Apple në SHBA, si dhe përmes dyqanit online të kompanisë. Kufjet Apple Vision Pro u prezantuan në qershor të vitit të kaluar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2023.

Pajisjet kanë teknologji të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR) dhe funksionojnë me sistemin operativ visionOS. Ndërkaq, si me të gjitha produktet e tjera, edhe për Vision Pro do të ketë pengesa në marrjen e porosive të para. Kjo ndoshta është edhe më e zbatueshme për kufjet e reja pasi analistët kanë parashikuar mungesa të harduerit dhe disponueshmëri fillestare të kufizuar për produktin.

Gjithashtu, procesi fillestar për porositjen e kufjeve do të kërkojë një skanim të fytyrës Face ID me një pajisje tjetër nga Apple. Pra blerësit e mundshëm duhet të kenë gati një iPhone ose iPad për të kaluar procesin e blerjes. Apple duket se dëshiron patjetër që Vision Pro të jetë një pajisje personale dhe e përshtatshme, por jo lehtë e ndarë me të tjerët. Kufjet Vision Pro fillimisht do të jenë të disponueshme në tregjet amerikane me një variant prej 256 GB për 3,499 dollarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE