Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Hungaria nuk e ka urgjencë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Hungaria nuk e ka urgjencë!

Opozita hungareze me siguri do të kërkojë një seancë të jashtëzakonshme parlamenti për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, por përpjekja e tyre mund të dështojë. Kështu paralajmëroi sot kryetari i parlamentit, Laszlo Kover.

Një ditë më parë ishte parlamenti turk që ratifikoi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në Aleancë, siç kërkoi pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tani pritet që të nënshkruajë ligjin për Suedinë brenda disa ditëve. Kjo nënkupton që Hungaria do të jetë anëtarja e vetme e NATO-s që duhet të miratojë kërkesën e Suedisë, në mënyrë që të mund të finalizohet procesi.

Kover shtoi se ai “nuk ndjen ndonjë urgjencë të veçantë” dhe “nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme” në lidhje me pranimin e Suedisë në NATO. Kujtojmë se Hungaria e ka akuzuar Suedinë se ka qëndrime armiqësore.

Në mars të vitit të kaluar, zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, i akuzoi zyrtarët në Suedi se “po qëndrojnë në fronin e superioritetit moral”. Kjo pasi Stokholmi e kishte akuzuar më parë qeverinë hungareze se po rrëshqet kundër parimeve demokratike të Bashkimit Europian.

Megjithatë, ditët e fundit ka pasur përparim. Kryeministri hungarez, Viktor Orban u shpreh se e ka ftuar homologun e tij suedez në Budapest, për të biseduar lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur lajmin e ardhur nga Turqia, duke thënë se pret që edhe Hungaria t’i japë fund procedurave, sa më shpejt që është e mundur.

Bashkë me Finlandën, Suedia i dha fund disa dekadave neutralitet më 2022-shin. Të dy venet vendosën që t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, rreth dy vjet më parë.

Teksa Finlanda u pranua, Suedisë i është penguar rruga nga Turqia e ka pasur disa mosmarrëveshje me Suedinë lidhur me atë që e ka konsideruar “përkrahje të Stokholmit për separatistët kurdë”, duke përmendur pjesëtarë të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Turqia, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Europian, e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE