“Çështja Beleri”/ Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë: Është në hetim, i takon drejtësisë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çështja Beleri”/ Komisioni Europian i përgjigjet ashpër Greqisë: Është në hetim, i takon drejtësisë!

Komisioni Europian i ka dhënë një përgjigje të qartë Athinës zyrtare, e cila prej muajsh po tenton të pengojë procesin e integrimit të Shqipërisë, për shkak të mbajtjes në paraburgim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Eurodeputetja greke Anna-Michel Asimakopoulou u kundërshtua ashpër nga zyrtari i Lartë i Komisionit Europian Thomas Hagleitner, kur tha se çështja ‘Beleri’ është një çështje europiane.

“Kjo çështje i takon drejtësisë, ne nuk komentojmë për çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.

Duke pretenduar se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

‘Nuk është një rast dypalësh mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe këtë nuk po e përmend sepse jam eurodeputete greke, por çështja Beleri është një rast europian!’– tha ajo.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE