“Romeo, Heidi dhe …” cili është trekëndëshi në Big Brother sipas Rikes?!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Romeo, Heidi dhe …” cili është trekëndëshi në Big Brother sipas Rikes?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Sot disa prej banorëve kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në ambientin e jashtëm për t’u bërë bashkë e për të shkëmbyer biseda që i kanë dhënë një ngjyrë tjetër shtëpisë. Interesante kanë qenë edhe diskutime për çiftet që mund të krijohen në “BBV3”.

Deri tani ‘pretendentë’, kanë qenë Meritoni dhe Ilnisa, Heidi me Romeon, Sara dhe Bardhi, por Rike Roçi ka bërë një parashikim se në këtë edicion do të ketë një trekëndësh dashurie. “Romeo, Heidi dhe Fationi”, janë trekëndëshi në Big Brother sipas Rikes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE