Humbi mamanë në moshë të parakohshme, Bjordi tregon si është gjendja e Ana Likës

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbi mamanë në moshë të parakohshme, Bjordi tregon si është gjendja e Ana Likës

Vetëm pak javë më parë, aktorja e njohur Ana Lika u përball me një humbje të madhe në familjen e saj. Mamaja e aktores ndërroi jetë!

Ditën e djeshme, i ftuar në programin “Pardon My French”, ishte Bjordi Mezini. Bjordi prej kohësh po punon mbi sezonin e dytë të serialit “H.O.T”, pjesë e kastit të së cilit është edhe Ana.

Krahas bashkëpunimit profesional, Bjordi dhe Ana prej muajsh përfliten për një romancë mes tyre, mirëpo asnjëherë, asnjëri nga të dy nuk ka folur publikisht mbi këtë temë.

Pasi foli rreth serialit dhe planeve profesionale, Bjordi nuk kishte si të mos pyetej për Anën. Regjizori tregoi se si po e përjeton Ana humbjen e madhe.

“Dua të them që Ana është një vajzë shumë e fortë. Ajo po kalon një periudhë jo të thjeshtë por na ka befasuar të gjithëve me forcën e saj”, u shpreh ai.

Më tej, përmes batutës, duke dashur të ndryshojnë atmosferën e temës delikate, Bjordi u pyet nëse e ka mbajtur me hatër Anën në skenat e xhirimeve. Ai e mohoi këtë gjë duke u shprehur:

“Unë nuk e mbaj Anën me hatër por e mbaj me këmbë në tokë se të gjithë e përkëdhelin dhe i bëjnë komplimente”, tregoi Bjordi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48671 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE