Kaosi në Kuvend, vetëm 11 minuta seancë plenare/Salianji: 47 opozitarë kërkojnë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi në Kuvend, vetëm 11 minuta seancë plenare/Salianji: 47 opozitarë kërkojnë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore!

Zgjati vetëm 11 minuta seanca e sotme plenare ku opozita vijoi aksionin duke bllokuar foltoren, si dhe aktivizuar zhurmuesit. Por, kjo nuk pengoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla që të hidhte për votim projektligjet në rendin e ditës. Në sallë, deputeti demokrat Ervin Salianji i kërkoi kryetares së Kuvendit, lejimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Pas seancës, Salianji foli për gazetarët në oborrin e Kuvendit dhe tha se nuk tremben nga rregullorja e re që parashikon dënim deri në 60 ditë përjashtim për deputetët që shkaktojnë kaos në Parlament. “S’ka asnjë trembje, aksioni vazhdon po njësoj, bllokimi po njësoj. Nuk ka tërheqje nga kërkesat tona. Janë kërkesat e ripërsëritura për të kthyer normalitetin”, u shpreh Salianji.

Rama e ka vënë përfund edhe parlamentin, përveçse të gjitha institucionet e tjera. E kam thënë dhe e rithem se të gjitha institucionet i nënshtrohen vullnetit personal të Edi Ramës, duke mos respektuar as Kushtetutë, as ligj, me një lehtësi jo vetëm ekstreme, por në kuptimin e papërgjegjshmërisë së funksionimit të parlamentit, po dhe të secilit prej deputetëve që nuk kanë rolin e deles, por të përfaqësuesve të popullit. Votohen ligjet pa asnjë diskutim, kalohen në mënyrë të përshpejtuar dhe nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria.

Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur.

Nga PD-ja e Bashës, nënkryetari Kreshnik Çollaku tha se anormaliteti i krijuar nga deputetët e Rithemelimit në seancën plenare po i shërben më shumë qeverisë, duke kaluar ligjet pa debat. Çollaku shtoi se debati në seancën plenare është arma kryesore e opozitës dhe argumentoi se kjo mënyrë e bllokimit të seancave nuk po rezulton aspak efektive madje sipas tij “po jep efekt të kundërt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE