“Ke frikë nga vetja”, pyetja e Romeos që ‘ndezi’ debat me Rozën…

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ke frikë nga vetja”, pyetja e Romeos që ‘ndezi’ debat me Rozën…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe.

Ndërkohë, Romeo dhe Roza, dy prej banorëve që shpeshherë janë parë të debatojnë me njëri-tjetrin, kanë patur një tjetër përplasje disa orë më parë. Shkak u bë pyetja që Romeo i drejtoi Rozës:

Nëse del keq që këtu a do të ndikojë tek puna jote jashtë?

Mjaftoi vetëm kaq që dyshja të debatonte me tone të ashpra, me Romeon që u shpreh:

Sa larg jemi ne, s’di ti të flasësh, ke frikë nga vetja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE