Larg stresit dhe zhurmave, ju prezantojmë me shtëpinë më të izoluar në botë!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Larg stresit dhe zhurmave, ju prezantojmë me shtëpinë më të izoluar në botë!

Shtëpitë në pyje dhe male janë perfekte për një jetë të izoluar, larg stresit dhe zhurmave. Buffa di Perrero konsiderohet si shtëpia më e izoluar në botë. Ndodhet në një lartësi prej 2760 metrash, e gdhendur në shkëmb dhe e vetmja rrugë për të shkuar tek ajo është një shkëmb i thepisur dhe i rrezikshëm.

Shtëpia e pazakontë ndodhet në Itali, në malin Cristalo, mbi destinacionin e famshëm të skive Cortina d’Ampezzo. Ajo u ndërtua më shumë se 100 vjet më parë, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe mori emrin e kolonelit alpin Carl Buffa di Perero, i cili vdiq në atë luftë. Shtëpia ka mure me tulla, një çati të ngritur, katër dritare, një tavolinë dhe karrige. Ishte një mister prej dekadash se si materialet dhe pajisjet e ndërtimit u sollën në terrenin e vështirë të atëhershëm.

Besohet se është ndërtuar nga ushtarët italianë, për të pasur strehë gjatë betejave kundër Austro-Hungarisë në terrenin e vështirë malor. Buffa di Perrero përdorej për pushim, por edhe për ruajtjen e gjërave. Mendohet se aksesi i vetëm i mundshëm në kohën e ndërtimit ishte nëpërmjet një shkalle litari ose një shteg të rrezikshëm deri në shkëmbinj. Sot ka një rrugë moderne të ndërtuar në shkëmb, e cila është konsiderohet si shumë e vështirë dhe nuk ka ekzistuar në kohën e ndërtimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE