Momente intime mes Ilnisës dhe Meritonit në shtrat, ja këshilla e Sarës…

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momente intime mes Ilnisës dhe Meritonit në shtrat, ja këshilla e Sarës…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ndërkohë, shumë të afërt janë parë Ilnisa me Meritonin. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Sara ia ka vënë në dukje afrimitetin, ku gjatë një bisede me Meritonin dhe Ilnisën të cilët ndodheshin të dy në shtrat, ajo e këshillon Meritonin, t’i qëndrojë afër Ilnisës, që të mos bëhet xheloze.

Sara: Bebi yt është një xheloze e vogël që ka nevojë për përkëdhelje shumë. Shkrihet fare, mbaron fare, vdes, vetëm ta duash, ta përkëdhelësh.

Ilnisa: Po për atë punë kam lindur.

Sara: Sa lozonjare është!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE