Projekti i dhëndrit të Trump-it në Sazan, Rama: Po e shqyrtojmë, nuk negociojmë interesa personale!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Projekti i dhëndrit të Trump-it në Sazan, Rama: Po e shqyrtojmë, nuk negociojmë interesa personale!

“Ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm ku do të negociohet dhe pjesëmarrja e shtetit shqiptar në këtë investim”. Të tillë e cilësoi kryeministri Rama, projektin për Sazanin të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Rama foli për gazetarët pas mbledhjes me drejtues politikë të qarqeve, si dhe saktësoi se “nuk bëhet fjalë për të falur asgjë të shqiptarëve”.

Po ashtu sqaroi se propozimi ka ardhur në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA ) dhe momentalisht, projekti që është propozim do të kalojë të gjitha hallkat e shqyrtimit.

Ne nuk zgjedhim persona, por në bazë të  legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur edhe qeveritë e para’ardhësësit e mi. Nuk është bërë ende realitet. Më parë ka qenë e paimagjinueshme të afroheshin investitorë në Shqipëri

Sot, Shqipëria është bërë një adresë gjithmonë e më e kërkuar jo vetëm nga turistët, por edhe investitorët. Ne jemi absolutisht të kënaqur që kemi propozim. Eshtë bërë aplikimi sipas ligjeve në fuqi në agjencinë tonë AIDA. Do ta shqyrtojmë nëse projekti përputhet me vizionin tonë e domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri të domosdoshëm mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës, duke e kthyer natyrën në asetin kryesor do të ecim përpara.

Ne do ta shqyrtojmë si përfaqësues të denjë të popullit shqiptar që nuk negociojnë interesa personale, por interesat e publikut në çdo hap, siç kemi bërë me Portin e Durrësit e ku publiku është pjesë e atij investimi.

Nuk bëhet fjalë për të falur asgjë që është e shqiptarëve.. përkundrazi!

Po ashtu, duke folur para gazetarëve, kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se projektligji i “Amnistisë Penale” do të votohet, ndërsa theksoi se ky është një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Rama theksoi se amnistia është në tryezën e Kuvendit.

Besoj se atë do ta votojnë që të gjithë, sepse nuk kanë ku shkojnë pa e votuar. Nuk është puna se do të votojnë për PS-në, por do të votojnë për një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake.

Kryeministri theksoi:

Ky është një akt që, siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara, krijon mundësi që shteti të ushtrojë edhe detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për të gjithë ata njerëz që meritojnë të përfitojnë.

 

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE