“Përqafova Merin”/Roza Lati: “Më erdhi si fëmijë i lumtur, m’u duk vetja si…”

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Përqafova Merin”/Roza Lati: “Më erdhi si fëmijë i lumtur, m’u duk vetja si…”

Mbrëmjen e së martës, Vëllai i Madh vendosi që disa nga banorët e shtëpisë të dënoheshin pasi kishin thyer rregullat gjatë javës. Banorët e “Big Brother VIP 3” kanë kaluar natën në një dhomë të improvizuar si kazermë ushtrie.

Mesa duket ky izolim ka shërbyer mirë për disa banorë, për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të bërë paqe, si në rastin e Rozës dhe Merit. Pasi doli nga kazerma, Roza i ka treguar Romeos dhe Vesës se ka përqafuar Merin, kur mori vesh se Vëllai i Madh do i nxirrte nga izolimi. Ajo shprehet se nuk e di as vetë se si e ka bërë këtë veprim. Roza tregoi se:

Unë u përqafova me Merin, imagjino! Më erdhi, u gëzua e tha “uaa do dalim” dhe më erdhi përballë si fëmijë i lumtur dhe mua m’u duk vetja si këllëf edhe e përqafova. Ishte me duar të hapura dhe kur e lëshova nga përqafimi, me duar të hapura më tha mos të të prek.

Roza Lati ka kujtuar mes lotësh mbrëmjen e djeshme, ditëlindjen e Sashës, qenushit të saj, që u nda nga jeta pak muaj më parë. Nga oborri i kazermës, banorja e “Big Brother VIP 3”, ndezi një qiri dhe i uroi 9-vjetorin Sashës, që sikurse tha, u bë familja që i mungonte.

Sara, Lediona, Roza dhe Ilnisa janë 4 personazhet që do të shkojnë në televotimin e kësaj të marte. Një ‘përplasje titanësh’ në plotë kuptimin e fjalës që në javën e dytë të këtij “Big Brother VIP”. Katër vajzat më protagoniste, ku largimi i secilës prej tyre do të jetë i dukshëm. Vlen të theksohet se, nominimet mes banorëve këtë radhë u bënë në një mënyrë të re, të cilat ishin komplet të hapura. Banorët u ndanë në tre grupe, ata shkuan në dhomën e rrëfimit, oborr dhe dhomën e gjumit dhe rezultatet ishin 4 personazhet e mësipërm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51015 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE