Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht!

vovalbania October 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht!

Kryeministri Edi Rama hapi samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, duke vënë në dukje se “premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit ende nuk janë realizuar”.

Disa nga përfaqësuesit e vendeve këtu janë nga BE disa të tjerë, si ne, janë nga ‘E’ pa ‘B’. Por të gjithë ne besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët, tryeze të bashkëndarë dhe një llogorje të përbashkët në këto kohë sprove që duken se do të përkeqësohen para se të përmirësohen.

Kryeministri theksoi se një luftë në prag të Europës na ka treguar se bota po ndryshon shumë më shpejt dhe ndryshe nga sa e kemi parashikuar shumica prej nesh.

Kemi një sulm shkatërrues kundrejt Izraelit. Jemi solidar me Izraelin, por përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon se pikëpamje të ndryshme rreth botës po krijojnë ndasi. Si po reagojmë ne ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufjeve tanë? Ndërkohë që ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë a po përgatisim një përgjigje për sfidat që kemi para?

Sipas Ramës, “ka shumë sfida përpara, por për të gjithë ne këtu, sfida më e madhe është ndarja e dhimbshme mes anëtarëve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së”.

Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë. Ndërkohë që ju të gjithë jeni të ndërgjegjshëm për këtë unë nuk do të drejtoj gishtin ndaj askujt, por dua të ngre disa pikëpyetje.

A mund të përballojmë këto ndasi mes vendeve të BE-së dhe vendeve jo në BE? 9 vjet më parë kur nisi Procesi i Berlinit në 2014 udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë për t’u nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës për transformimin e këtij rajonit në një zonë që pasqyron 4 liritë e BE-së. Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar se si edhe midis nesh, ne u bëmë pionierë të iniciativave në Ballkanin Perëndimor që do të kishin qenë të pakonceptueshme pa Procesin e Berlinit. Në këto 9 vite ne kemi përfituar mjaft përvojë duke shkëmbyer mjaft pikëpamje.

Kryeministri vlerësoi se “futja e kësaj fryme e kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit dhe kësaj nisme vizionare”.

Por premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht, sidomos kur krahasohet kjo edhe me mendësinë transformuese që ka sjellë ky proces. Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet.

Duke vlerësuar planin e ri ekonomik, Rama theksoi se tashmë po ndërmarrim hapa domethënës për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Ky është hapi i parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese të të marrit me një sërë dokumentesh. Tashmë jemi në pikën kur diskutojmë për ekonominë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE