“Ilnisa do të imitojë stilin e Luizit…”/Fjodora Fjora analizon lojën e banorëve dhe tregon emrin e rrezikuar në nominimin e javës!

vovalbania January 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ilnisa do të imitojë stilin e Luizit…”/Fjodora Fjora analizon lojën e banorëve dhe tregon emrin e rrezikuar në nominimin e javës!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora. Ajo ka zbuluar më shumë detaje dhe ka dhënë mendimin e saj në lidhje me fenomenin BBV. Si e shikon ajo lojën e banorëve? Këtë javë kë shikon më të rrezikuar duke qenë se është një nominim vetëm me vajza?

Mes Ilnisës, Rozës, Sarës dhe Ledjonës moderatorja u shpreh:

Sipas meje është pak e vështirë, luftë e fortë këtë herë, vajzat janë të gjitha që kanë bërë intriga në shtëpi dhe kanë bërë dramat e tyre. Kanë qarë. Do të shoh të rrezikuar më shumë Sarën edhe pse e konsideroja si lojtare shumë të fortë, vazhdon të jetë nuk diskutohet. E shoh të rrezikuar sepse ditët e fundit ka acaruar pak vajzat e tjera me padëshirën për të pastruar. 

Duke u bazuar edhe tek pyetja e sondazhit të publikuar edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Top Albania Radio “A mendoni se Juli po influencohet nga loja e ish-fituesit të Big Brother?” Fjodora u shpreh se:

Unë mendoj që shprehjet e Luizit i duken njerëzve sikur i kanë shkodranët në përgjithësi. Ato batutat shumë të ngjashme, mendoj që nuk ka ndonjë diferencë të madhe në stil përveçse faktit që janë nga e njëjta zonë dhe krahinë sepse Juli ka shumë batutë për ata që e njohin. Kërkon ta imitojë? Ka edhe femra, përshembull mua Ilnisa më duket sikur do ta imitojë stilin e Luizit me atë lloj intimidimi që i bën njerëzve, me agresivitetin që ka, intrigat që bën brenda shtëpisë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE