Gjyqet për gjobën dhe patentën, Gjykata e Lartë do të unifikojë praktikën

vovalbania December 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqet për gjobën dhe patentën, Gjykata e Lartë do të unifikojë praktikën

Gjykata e Lartë ka caktuar 27 janarin e vitit 2023 për një proces ku do të njehsojë praktikën gjyqësore për shoferët që kundërshtojnë në Gjykatën Administrative ndëshkimet e Policisë Rrugore.

Njehsimi i praktikës do të bëhet jo për gjobat, por për dënimin plotësues që marrin disa nga drejtuesit e mjeteve, që është heqja e patentës për një kohë të caktuar, apo ulja e pikëve në patentë. Sipas një vendimi të gjykatës së Lartë, që e çoi çështjen për bashkim të praktikës, nevoja e njehsimit ka lindur për shkak të interpretimit të ndryshëm të ligjit nga gjyqtarë të ndryshëm të Gjykatave Administrative.

“Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se në lidhje me këtë problematikë, ka praktika të ndryshme nga Gjykata Administrative e Apelit si dhe nga trupa të ndryshme gjykuese të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, duke filluar nga momenti i krijimit të gjykatave administrative e deri më sot”.

Kjo për faktin se ligji funksional i Gjykatës Administrative, në disa raste, në varësi të vlerës së gjobës, i ndalon palës të kundërshtojë vendimin e Shkallës së Parë në Apel, apo në Gjykatën e Lartë. Pra, nëse një drejtues mjeti nuk zhbënte gjobën financiare në gjykatë, ai nuk mund të kërkonte në Apel as patentën e pezulluar për disa muaj.

Për këtë shkak, sipas Gjykatës së Lartë, pikëpyetja që ngrihet për unifikimin e praktikës gjyqësore është, a do të zbatohet ky ndalim ligjor edhe për dënimin plotësues, heqjes së patentës, apo pikëve të saj? Në 27 janar kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje një kolegj Administrativ pesë anëtarësh, vendimi i të cilëve do të orientojë më pas gjykatat më të ulëta administrative.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE