“Kjo video është censuruar nga BBV…” Shoqja e Ledjonës publikon videon e saj dhe ngre dyshimet për produksionin e BBV!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Mes lotësh Ledjona kërkon të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP”

Ledjona është gazetarja investigative që është njohur nga historitë e saj në ndjekje të pedofilëve dhe jo vetëm. Brenda shtëpisë të BN VIP ajo ika treguar Eglës historinë e një vajze të përdhunuar.

Ledjona ka treguar se ka mbajtur një vajzë të përdhunuar në shtëpinë e saj për 5 ditë dhe e merrte atë edhe në punë me vete, derisa ka arritur ti rregullojë dokumentat për të emigruar. E vajza vazhdon i dërgon mesazhe dhe e falenderon për atë që ka bërë.

Shoqja e Ledjonës, Bora ka publikuar këtë video, duke treguar se sipas saj, video është çensuruar nga BB VIP dhe nuk është publikuar nga ta.

“Ja video e censuruar nga Big Brother Vip ku Ledjona tregon historine e nje vajze te perdhunuar. Ne vend te saj jane publikuar pa fund gjate githe dites videot e Ilnises dhe Sares.” – shkruan ajo.

Ky aludim ka qarkulluar edhe në rrjet, ku disa komentues shprehen të pakënaqur pse nuk postohen video të Ledjonës, ndërsa një pjesë shprehen se kjo ndodh për shkak se Ledjona rri e distancuar nga banorët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE