Kryeministri francez thotë se qeveria “do të vendosë bujqësinë mbi çdo gjë”!

vovalbania January 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri francez thotë se qeveria “do të vendosë bujqësinë mbi çdo gjë”!

Kryeministri francez Gabriel Attal insistonte sot se greva e fermerëve “është një thirrje zgjimi” për bujqësinë franceze për të cilën shtoi do ta vendosë “para çdo gjëje”, teksa komentonte mbi pakënaqësinë e fermerëve grevistë, gjatë një vizite në një fermë në Haute-Garonne në jugperëndim të vendit.

“Besoj se të gjithë duan që të ecim përpara. Prezenca jonë këtu sot, me dy ministra, ministri i bujqësisë Marc Fesneau dhe ministri i mjedisit Christophe Bechu, do të thotë se mund të vazhdojnë të flasim e komunikojmë, mund të vazhdojmë të vendosim bujqësinë para çdo gjëje. Me zgjidhjet që unë do të prezantoj qeveria tregon që jo vetëm ju ka dëgjuar por ju ka kuptuar. Është diçka urgjente dhe unë dua t’ju them sot se dua që kjo ditë të jetë një thirrje zgjimi”, tha kryeministri.

Ndërkohë protesta e fermerëve vijonte të zgjerohej sot teksa fermerët me traktorë erdhën nga disa autostrada për të bllokuar  hyrjen në ‘bypass-in’ e Le Mans në veriperëndim të Francë.

Deklarata e kryeminsitrit erdhi disa orë më vonë bllokimit të ri.

Dje qindra traktorë kanë hyrë brenda qyteteve të Rennes e Nantes në perëndim të vendit, duke u rënë borive e duke shfaqur pankarta anti-qeveritare e imitime gijotine.

“Nuk durojmë më pasi nuk fitojmë dot jetesën me punën tonë, nëse njerëzit duan ushqim cilësor ata nuk duhet të blejnë prodhimet e huaja”, tha protestuesja Nathalie Posseme, duke iu referuar politikave të zëvendësimit të ushqimit vendas me importe.

Qindra fermerë kishin bllokuar gjithashtu autostradën M35 pranë Strasbourg në lindje të vendit ashtu si dhe autostradën A1 pranë Lille, në kufirin me Belgjikën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48694 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE