Shkarkohet nga detyra presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkarkohet nga detyra presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska!

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska është shkarkuar nga detyra me 204 vota pro pas mbledhjes të Asambleja së Jashtëzakonshme e Urdhrit të Psikologut të Shqipërisë

Nga 386 anëtarë të asamblesë, ishin 248 vota, ku 204 fletë votimi ishin të vlefshme, kurse të pavlefshme ishin 44. Asnjë votë nuk ishte kundër shkarkimit dhe asnjë nuk abstenoi.

“Procesi i votimit për shkakrimin nga detyra me efekt të menjëhershëm, presidentes së Urdhrit të Psikologut, nga shqyrtimi i dokumentit zgjedhor rezulton si vijon: Numri i pjesëmarrësve në asamblenë e përgjithshme 386, numri total i votave 248, fletë votimi të vlefshme 204, të pavlefshme 44, nga numërimi i fletëve të vlefshme rezultuan votat si më poshtë, pro shkarkimit 204, kundër shkarkimit asnjë, abstenim asnjë në përfundim të numërimit shpallet rezultati, me 204 vota pro dhe asnjë votë kundër, presidenti i Urdhrit të Psikologut, zonja Valbona Treska, i bie që të shkarkohet nga detyra”, u tha gjatë vendimit.

Treska u zgjodh si presidente e parë e Urdhrit të Psikologut në 2017 nga Asambleja Themeluese. Ajo u rizgjodh në 2021 për një mandat tjetër 4-vjeçar.

Rreth një javë më parë një peticion i firmosur nga 216 psikologë në të gjithë vendin iu drejtua qeverisë kundër Presidentes së Urdhrit të Psikologut, me argumentin se institucioni po kryen trajnime dhe akreditime që nuk janë miratuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror. Sipas një prej firmëtarëve, Altin Nikës, trajnimet e kryera gjatë vitit të kaluar që kanë shkuar deri në 1500 euro, rezultojnë të pavlefshme ligjërisht.

Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska u kundërpërgjigj duke thënë: “Qëndrimi i zotit Nika është mashtrim, tjetërsim i vullnetit dhe besimit të psikologëve. Kërkesa e ardhur sot nga një grup psikologësh ka në thelb uljen e tarifave. Nesër do të ketë një kallëzim në prokurori, lidhur me këtë deklaratë të pavërtetë dhe mënyrën e mbledhjes së firmave të këtij grupi psikologësh”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE