“Nuk e di me kë e ka lënë vajzën”, ish-bashkëshorti akuzon Ledjonën

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e di me kë e ka lënë vajzën”, ish-bashkëshorti akuzon Ledjonën

Ledjona tha disa ditë më parë në një dikustim me banorët e BBV se e ka rritur vajzën e saj pa bukë.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e ish-bashkëshortit të saj, Jorgen Xoxi, i cili në një koment në rrjetet sociale e konsideronte Ledjonën mashtruese.

Së fundmi ai ka folur sërish për banoren e BBV, duke thënë se ajo nuk e ka njoftuar që do futej në reality show. Xoxi shton se nuk është në dijeni as për vendndodhjen e vajzës së tyre.

Në rubrikën “Mos i bjer me top”, ai tha:

“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pastaj tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua.

Ai po ashtu mohoi edhe akuzat se ka ushtruar dhunë kundrejt gazetares.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE