Ndalohet ekzekutimi me injeksion në SHBA, nuk i gjenin dot damarin të dënuarit!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndalohet ekzekutimi me injeksion në SHBA, nuk i gjenin dot damarin të dënuarit!

Një ekzekutim është ndaluar së fundmi pasi xhelati dështoi 8 herë për të gjetur damarin e të dënuarit në të cilën do të injektonte Pentobarbital, një ilaç i fuqishëm, me veprim të shpejtë, i aftë të shkaktojë vdekjen brenda pak minutash. Çështja ka të bëjë me Thomas Eugene Creech, 73 vjeç, një vrasës serial i dënuar me vdekje në ’82 për vrasjen e shokut të qelisë. Ekzekutimi i Creech u ndalua vetëm disa orë para se Teksasi të ekzekutonte një tjetër të dënuar me vdekje, Ivan Cantu, i akuzuar për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer.

Thomas Creech është aktualisht i burgosuri më jetëgjatë i dënimit me vdekje në Idaho. Ai u dënua me vdekje pasi u deklarua fajtor për vrasjen e një të burgosuri tjetër, David Dale Jensen, në 1981, ndërsa Creech po vuante katër dënime të përjetshme. Burri u dënua për katër vrasje të tjera dhe u vërtetua se kishte vrarë gjashtë viktima të tjera si dhe kishte pranuar se kishte vrarë më shumë se 40 njerëz.

Ekzekutimet janë të rralla në Idaho. Që nga viti 1976, shteti ka kryer vetëm tre, sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje. Rikujtojmë, se Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar një kërkesë për të ndaluar Alabama nga ekzekutimi i një personi me azot për herë të parë në historinë amerikane. Rasti është ai i vrasësit të dënuar, Kenneth Smith i cili tashmë i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës të dështuar në vitin 2022. Gjyqtarët refuzuan të dëgjonin argumentet e avokatëve të tij, sipas të cilit një tentativë e dytë ekzekutimi, pas traumës së shkaktuar nga dështimi i së pari do të shkelte mbrojtjen e Amendamentit të Tetë të Kushtetutës kundër dënimit mizor dhe të pazakontë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE