Fredi Belerit i refuzohet sërish leja për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës/Vendimi nga Apeli i GJKKO-së!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çështja Beleri përplas Italinë me Greqinë në Bruksel/Kathimerini zbulon prapaskenat!

Kërkoi leje për t’u betuar si kryetar i Bashkisë Himarë, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO rrëzon Fredi Belerin. Në këtë mënyrë u la në fuqi vendimi për të mos i dhënë leje. Prej 12 majit, ai ndodhet në qeli nën akuzë për blerjen e 8 votave për 40 mijë lekë, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit që i fitoi me diferencë të ngushtë votash përballë rivalit socialist Jorgo Goro. Beleri ishte kandidat i koalicionit Meta-Berisha. Duke folur për mediat, avokati i tij paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë.

Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do të ankohemi në Gjykatën e Lartë. Eshtë një vendim me elementë të frymës fashiste. Vendimi i Shkallës së Parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë. Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të atij vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, unë do ta marr tani. Jemi në fund të procesit, e njëjta treshe e ka marrë rrugën për ta dënuar dhe marrjen e lejes së posaçme. Në kundërshtim edhe me raste të tjera. E duan me çdo kusht Bashkinë e Himarës.

Prokuroria shpjegoi se ka analizuar një sërë provash dhe të dhënash të përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, si dhe nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale dhe se “rezulton e provuar tej çdo dyshimi” se ai ka ofruar para në këmbim të votave për kandidaturën e tij.

Prokuroria e Posaçme, shpjegoi se “Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro”.

Sipas prokurorisë, Beleri i ka dhënë paratë përmes Pandeli Kokaveshit, “i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit”.

Ligji parashikon mes të tjerash se mandati i kryetarit të Bashkisë përfundon kur ai “nuk pranon të bëjë betimin”. Ndërkohë që në këtë rast, situata është tërësisht e ndryshme, pasi ai ndodhet në kushtet kur nuk mund ta bëjë.

Rasti çoi në përplasje të forta mes Athinës dhe Tiranës. Autoritetet greke i kujtuan disa herë Shqipërisë se rruga e Integrimit Europian kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicave.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE