Ledjona nuk pranoi ta lexonte, zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për të!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ledjona nuk pranoi ta lexonte, zbulohet çfarë përmbante letra që ish-bashkëshorti shkroi për të!

Në një intervistë në rubrikën “Mos i bjer me top” në Top Channel, Jorgen Xoxi ka treguar se çfarë përmbante letra që i dërgoi Ledjonës në “BBV”, të cilën ajo nuk pranoi kurrsesi ta lexonte. Ish-bashkëshorti i gazetares tha se letra nuk ishte për ta sulmuar, por ka shprehur se nuk është ndjerë mirë që nuk e vuri në dijeni për futjen brenda “Big Brother VIP”.

Nuk doja ta sulmoja Ledjonën, do bënte mirë ta hapte ta lexonte atë letër, i kam thënë ‘që nuk jam ndjerë mirë që nuk më ke lajmëruar për hyrjen tende. Ti e di sa kam bërë unë për atë çupë’. Unë kujdesesha për vajzën, e kam me fakte dhe ajo e di shumë mirë. I kam thënë që nuk jam këtu që të prish imazhin tënd, ti vazhdo ta bësh rrugëtimin tënd dhe ta bësh vajzën krenare. Për ti mbyllur gojën publikut që flasin për të dy.

Madje, ish-bashkëshorti i uron edhe fitoren Ledjonës.

Nuk kam asgjë personale me Ledjonën, është nëna e fëmijës sim. Për atë që kam reaguar një prind mund të më kuptojë dhe Ledjonës i uroj për fitore. 

Xoxi ka deklaruar se reagimin e një jave më parë e bëri pasi nuk u ndje mirë që nuk u lajmërua, e as kur ‘Ledjona deklaroi se e ka rritur vajzën pa bukë’.

Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha ‘kam rritur çupën e vetme pa bukë’, pastaj tha ‘kam komunikim me bashkëshortin’. Nuk ka komunikim me mua. Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona. Kam parë shumë gjëra që fliten për mua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE