Falenderoni forcën që kanceri nuk jua merr dot! – Ledion Liço

vovalbania April 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Falenderoni forcën që kanceri nuk jua merr dot! – Ledion Liço

“E bukura ka më shumë përkufizime sesa kemi gishta dhe rrëshket si uji nëpër dërrasat e dyshimit që mund të kesh me veten. Por dyshimi fshihet kur krahët të zgjaten për të të dhënë forcë. Falenderoni ata dhe veten që ktheni luftën e qelizave në festë për jetën, që ktheni frikën në fitoren që ju rri afër lëkurës së rudhur, ngjitur me zemrën tuaj. Falenderoni forcën që kanceri nuk jua merr dot!” – Ledion Liço

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YWCA of Albania (@ywcaalbania) 

Fjongoja rozë më kujton se:

1 në 8 gra është duke u përballur me kancerin e gjirit.

1 në 8 gra është simbol i shpresës dhe i dashurisë për jetën.

1 në 8 gra ka nevojë për mbështetjen pa kushte të të gjithë njerëzve përreth.

1 në 8 gra është një luftëtare e fortë në betejën kundër kancerit të gjirit.

1 në 8 gra….sepse kanceri i gjirit është tashmë një realitet shumë i prekshëm.

1 në 8 gra….ju ftoj ti bashkoheni fushatës të Fjongos Rozë

Credits: Rezart Gurashi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50940 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE