Banori i ri që pritet të hyjë në BBV, është një ish-partner i Sara Gjordenit?

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banori i ri që pritet të hyjë në BBV, është një ish-partner i Sara Gjordenit?

Sara Gjordeni është një personazh mjaft i komentuar deri tani i BBV3.

Ish-missi duket se po nis një histori dashurie me Bardhin, ku pëlqimi është shprehur nga të dy, e nuk kanë munguar as momentet romantike mes tyre.

Nga ana tjetër, gjatë pasdites së djeshme në një bisedë me Olsi Bylykun, Sara ka treguar se ka qenë në lidhje mjaft serioze për disa kohë me një reper nga Kosova.

Sipas mediave të asaj kohe, në vitin 2019 Sara i ka dhënë fund lidhjes me reperin kosovar Skivi, ndonëse ajo nuk e ka pohuar emrin e tij në mënyrë direkte.

Mirëpo, sipas një artikulli të vjetër të vitit 2016, Sara asokohe ka konfirmuar lidhjen 7 mujore me këngëtarin Endrik Beba, i cili prej vitesh tashmë është i martuar dhe ka një djalë.

Endrik Beba është një nga emrat e konfirmuar nga mediat që do të bëhet pjesë e BBV dhe se është vetëm çështje kohe pjesëmarrja e tij në këtë format.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE