Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Përplasen furgoni dhe makina, një i vdekur e dhjetëra të plagosur!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Përplasen furgoni dhe makina, një i vdekur e dhjetëra të plagosur!

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në dalje të Manastirit rrugës për në Demir Hisar.

Sipas mediave maqedonase një person ka humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së një makine dhe një furgoni. Furgoni po transportonte punëtorë.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën shoferi i makinës, një 24-vjeçar me identitet ende të pazbuluar.

Shërbimet e zjarrfikëses nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës nga mjeti i shkat%rruar dhe personave të lënduar.

Të lënduarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër vijojnë hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE