Kryeministri izraelit Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Gaza dhe as nuk do të lirojmë të burgosurit palestinezë!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri izraelit Netanyahu: Nuk do të tërhiqemi nga Gaza dhe as nuk do të lirojmë të burgosurit palestinezë!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se Izraeli nuk do të tërhiqte forcat nga Rripi i Gazës dhe as nuk do të lironte mijëra të burgosur të sigurisë palestineze, duke hedhur poshtë raportet e mediave për disa kushte të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi me Hamasin.

“Ne nuk do ta përfundojmë këtë luftë pa arritur të gjitha objektivat e saj. Kjo nënkupton shkatërrimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.
Sipas mediave, bëhej fjalë për një marrëveshjeje midis Izraelit dhe Hamasit që do të përfshinte një armëpushim deri në gjashtë javë.

Më herët sot, udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se grupi kishte marrë një propozim për armëpushim dhe se ai do të shkonte në Kajro për të disktutuar diçka të tillë.

Itamar Ben-Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë në kabinetin e Netanyahut la të kuptohet më herët në një postim në mediat sociale se ai do të largohej nga qeveria e unitetit kombëtar dhe kabineti i luftës nëse do të kishte një “marrëveshje të pamatur” me Hamasin.

Ndërkohë lideri i opozitës Yair Lapid një kritik i zëshëm i qeverisë së Netanyahut, ka thënë se partia e tij do të mbështesë “çdo marrëveshje që sjell pengjet në shtëpi”.

Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, ka dënuar ashpër sulmin vdekjeprurës izraelit në spitalin Ibn Sina.

“Vendet dhe organizatat ndërkombëtare pritet të mos qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj lëvizjeje terroriste dhe ta identifikojnë këtë akt barbar, i cili mund të krijojë bazat për normalizimin e terrorizmit të organizuar, si një alarm paralajmërues për komunitetin global dhe ta dënojnë fuqishëm atë”, tha ai në një deklaratë, raporton Al Jazeera.

Ai tha se është për të ardhur keq që mbështetësit e Izraelit dënojnë “mbrojtjet legjitime të kombit palestinez kundër okupimit” ndërsa qëndrojnë të heshtur ndërsa “makina e gjenocidit të sionistëve” po ecën përpara

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE