“Nuk e ka takuar kurrë djalin”-Ish partnerja e Meritonit ngriti akuzat të forta për të? Gazetari na tregon të vërtetën e kësaj historie!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e ka takuar kurrë djalin”-Ish partnerja e Meritonit ngriti akuzat të forta për të? Gazetari na tregon të vërtetën e kësaj historie!

Meritoni është një nga banorët e këtij edicioni të BBV, i cili ka treguar detaje nga jeta e tij dhe ka përmendur se është edhe babai i një djali (i panjohur për publikun).

Ditën e sotme ka qarkulluar një deklaratë nga ish-partnerja e tij, që është dhe mamaja e djalit, një rrëfim i gjatë në Instastory ku thekson se Meritoni nuk i ka dhënë djalit as mbështetje monetare e as atërore pasi sipas saj, nuk janë takuar kurrë.

Reagimi i plotë i ish-partneres së Meritonit dhe nënës së djalit të tij:

I ftuar në “Top Albania Radio” ka qenë gazetari Shëndrit Lumi, i cili ka sqaruar të vërtetën e kësaj historie.

Në fakt, kjo deklaratë vërtet është postuar nga ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, por nuk ka lidhje me BBV, pasi bëhet fjalë për një mesazh të 3 viteve më parë, kur ish-partnerja dhe djali i tij jetonin në Austri dhe për shkak të largësisë Meritoni nuk mund ta takonte djalin e tij për shkak të mundësive.

Në fakt, mollë sherri i kësaj historie ka qenë një emision tre vite më parë ku Meritoni ka marrë pjesë në Kosovë, pra në një televizion këtu në Kosovë ku ka treguar më tepër rreth raportit midis djalit dhe ish të dashurës në atë kohë ku sapo ishin ndarë. Ish e dashura jeton në Austri dhe ky nuk kishte shumë mundësi për ta takuar djalin. Ndërkohë, pas atij emisioni, Egesta i poston të gjitha ato fjalë. Pra, e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë.

Ato janë rikthyer na portale të ndryshme. Edhe në Kosovë, kanë dalë portalet vendore këtu ku e kanë sqaruar se kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë. Pas një emisoni për ndërrimin e netëve, Meritoni kishte marrë pjesë dhe po e diskutonin marrëdhënien me djalin. Pavarësisht se ai e tha vetë që e ka shumë të vështirë që ta takojë për shkak të distancës, në të gjitha akuzat thuhet se Meritoni nuk do që ta shikojë djalin. Thuhet në statusin e saj. Në atë kohë, Meritoni nuk ka reaguar aspak, pasi kishte zgjedhur heshtjen si formë përgjigje. Në të gjitha rrethanat del edhe Varrosi ku kishte publikuar një mesazh nga ish e dashura e Meritonit, ku në atë mesazh ajo thotë se ‘i postova këto fjalë që të ulë pak bishtin’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51314 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE