Upss! Ledion Liço ngatërrohet mes Sara-ve, ja si reagoi partnerja e tij

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Ledion Liço ngatërrohet mes Sara-ve, ja si reagoi partnerja e tij

Ledion Liço ka bërë pak më parë një postim në Instagram ku bënte me dije se dita e djeshme ishte e fundit në kinema për filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Mes të tjerash Ledioni tregoi gjithashtu edhe suksesin e padiskutueshëm të këtij filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin, duke treguar se në 4 muaj i shitën 105 mijë bileta nëpër botë.

Mirëpo vëmendje mori edhe një gabim i vogël i Ledjonit. Në postimin e tij ku ai bashkangjiti disa foto të aktorëve të “Në kuadër të dashurisë”, gabimisht ai etiketoi partneren e tij, Sarën, kur në fakt duhej Sara Hoxha, fituesja e “Dancing With The Stars Albania”.

Këtë gabim e vuri re menjëherë partnerja e tij, e cila në koment tha: “Ke bërë tag Sarën e gabuar“, shoqëruar me një emoji.

“Jam i ri në këtë sport”, ia ktheu me shaka Ledioni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE