Rama: Krenar për kontributin tonë, mbështesim Kosovën në zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Krenar për kontributin tonë, mbështesim Kosovën në zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë!

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë. Në një postim në rrjetet sociale, shefi i qeverisë theksoi:

Nuk mund të mos jem krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri Rama shtoi se “projektstatuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është projekt i BE-së”.

Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve tona fqinje.

Kreu i ekzekutivit bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë Prishtinën, për të treguar mbështetjen e tij.

Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE