Banorët thyen rregullat dhe Vëllai i Madh sjell Zarfin e Zi në shtëpinë BBV!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banorët thyen rregullat dhe Vëllai i Madh sjell Zarfin e Zi në shtëpinë BBV!

Pak më parë një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e BBV3 nga Vëllai i Madh, pasi banorët kanë thyer rregullat e lojës së rezistencës. Të lidhur secili në çift, ata nuk duhet të përdornin duart, por disa prej tyre e kanë thyer, duke pirë cigare. Sipas vendimit të vëllait të madh, për shkak të mos respektimit të rregullave, të gjithë shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën. Në zarfin e zi thuhej:

Banorë në komunikimin që vëllai i madh ju dha për lojën e rezistenës, thuhej se ju do të lidheshit vet dhe vetëm Erjola do t’ju ndihmonte për nevojat tuaja personale, pasi duart duhet të ishin të bllokuara. Disa prej jush kanë thyer rregullat, duke nisur fillimisht nga Juli dhe pasuar nga banorët e tjerë që vijuan të pinë cigare.

Vëllai i madh komunikon se do të shkoni të gjithë në një televotim ditën e shtunë dhe njëri prej jush do të largohet nga shtëpia brenda së njëjtës natë. Loja e rezistencës vazhdon. Vëllai i Madh ju rikujton të ndiqni rregullat.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49268 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE