Epo këtë nuk e prisnim! Quhen ‘rivale’, por loja e Vëllait të Madh bën çift Rozën dhe Ledjonën!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Epo këtë nuk e prisnim! Quhen ‘rivale’, por loja e Vëllait të Madh bën çift Rozën dhe Ledjonën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Prej ditës së parë në “BBV3” një nga debatet e para ka qenë ai i Rozës me Ledjonën dhe grindjet e tyre më pas kanë qenë të shumta, duke u quajtur edhe ‘rivale’. Ama për shkak të një sfide nga Vëllai i Madh Roza dhe Ledjona janë detyruar, për shkak të zgjedhjes së Erjolës, si lidere e shtëpisë, të lidhen me ngjitës me njëra-tjetrën duke formuar një dyshe për lojën dhe që të vinte kjo ditë as ne dhe as vajzat nuk e kishin menduar.

Roza: Unë me Ledionën, fundi!

Fationi: Këto të dyja do ta prishin lojën.

Roza: O zemra ime, nuk e besoj.

Së fundmi Rike është përmendur si pjesë e dy trekëndëshave të krijuar brenda në shtëpi këto ditë. I pari ishte Romeo-Rike-Heidi dhe i dyti Ilnisa-Meriton-Rike. Tek të dyja rastet Rike u shpreh se nuk është pjesë e asnjë trekëndëshi dhe nuk ka asnjë pëlqim për djemtë. Vetëm pak më parë disa nga banorët kanë biseduar në oborr dhe i janë drejtuar Rikes se merret vetëm me çifte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE