Australia i jep zgjidhje përfundimtare probleme me parkimin!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Australia i jep zgjidhje përfundimtare probleme me parkimin!

Australianët e kanë gjetur zgjidhjen ideale për parkimin e makinave që do të zbusë frikën e diskutueshme të shoferëve të shumtë. Për shumë njerëz procedura e parkimit të automjeteve mund të jetë mjaft stresuese. Por në Australi si duket kjo çështje është zgjidhur. Një qendër tregtare në Tasmani ka implementuar një dizajn në parkingun e saj duke vendosur linja të dyfishta të bardha.

Këto linja të dyfishta me një far mënyrë zgjerojnë hapësirën mes veturave në parking. Këto vija të bardha gjithashtu lejojnë që shoferi të hap lirshëm derën e makinës së tij në parking pa goditur automjetin ngjitur.

Një studim i ri ka zbuluar se meshkujt janë më të prirur ndaj aksidenteve në parkim sesa gratë. Debati mbi aftësitë e ngarjes së makinës midis burrave dhe grave është ‘ndezur’ prej vitesh, me shoferët meshkuj që shpesh pretendojnë se shoferet gra janë më pak të afta, veçanërisht kur bëhet fjalë për parkimin. Megjithatë, statistikat e fundit e kanë përmbysur këtë stereotip shekullor, duke zbuluar se gratë janë në fakt më të afta në manovrimin e makinave në vende të ngushta.

Studimi zbuloi se gjatë vitit të kaluar, 21% e konsiderueshme e shoferëve meshkuj pranuan përplasje të lehta gjatë parkimit, ndërsa vetëm 14% e grave u gjendën në situata të ngjashme. Këto incidente varionin nga goditja e paqëllimshme e automjeteve të tjera deri tek kontakti me objekte të tilla si shtyllat, muret dhe gardhet gjatë përpjekjes për të manovruar në hapësirat e mbyllura.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE